Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Haradinaj me kritika për opozitën: Një pjesë e tyre fjetshin në gjumë…

Gazeta10
06 March 2024 - 11:08

Zyrtari i lartë i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar një pjesë të opozitës se kanë ‘fjet’ në kohën kur Kosova dhe Serbia kishin arrit marrëveshjen në Ohër.

Haradinaj në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka thënë se opozita si tërësi do të ishte dashur ta mbështesë marrëveshjen e arritur në Ohër dhe të kërkojë zbatimin e saj pa vonesa.

“Një pjesë e opozitës na kanë kritiku, kanë fjetur në gjumë. Ndërkohë ne kemin thënë që marrëveshja e Ohrit është reale dhe duhet me u pranuar në kohë.

Pra, nuk e kemi luajtur patriotin për ta kritikuar Kryeministrin, por i kemi thënë prano, bashkëpuno, bashkë-udhëto, nuk jemi pengesë, kemi më të përkrahë”, është shprehur Haradinaj.

Ai tutje ka thënë se brenda asaj marrëveshje është edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

“Brenda asaj marrëveshjes është Asociacioni … në një farë forme është pranuar, pyetja është se kur do t’i qitet nënshkrimi”.

Haradinaj ka sqaruar se pse tash AAK nuk po mbështet kryeministrin Kurti lidhur me dialogun.

“E jona pse ne jemi kritikë në këtë kohë ndaj qeverisë dhe kryeministrit, se vonesat të sjellin një produkt më të keq për Kosovën. Kjo tingëllon edhe në Rambuje, kur Serbia nuk e ka pranuar ofertën e parë, ia ka ardhur më e keqe e dyta, i ka ardhur më e keqe e treta, tek e pesta…”, ka thënë Haradianj. /GAZETA10/

Nga Rubrika
Lajme
26 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.