
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar Suharekën ku ka marrë pjesë në vjeljen e rrushit, raporton Gazeta10.
Haradinaj ka qenë në këtë vizitë së bashku me kryetarin Bali Muharremaj të cilin e ka vlerësuar si shembullor e qytetarët e Suharekës si njerëz bujarë dhe punëtorë.
Tutje, ai ka thënë se kjo traditë e Suharkës ka depërtuar në tregun global.
Këtu keni postimin e tij të plotë:
“Në Suharekën e njerëzve punëtorë e bujarë, u bashkova me kryetarin shembullor Bali Muharremaj, për të shënuar Festari-n. Një ndjenjë e veçantë që isha pjesë e gëzimit të vreshtarëve me vjeljen e rrushit.
Tradita mijëvjeçare e Suharekës, tashmë ka depërtuar në tregjet globale me verërat e saj cilësore, që Kosovës i japin impuls të rritjes ekonomike dhe e bëjnë pjesë të guidave turistike”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10