Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Haradinaj pas takimit me ambasadorin gjerman: Të gjinden mundësitë për deeskalimin e situatës në veri

Gazeta10
15 June 2023 - 14:48

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Haradinaj pas takimit ka thënë se me ambasadorin Rohde kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe për mundësinë e daljes nga kjo situatë.

“Një takim i mirë pune sot me ambasadorin gjerman, z. Jörn Rohde.

Ambasadorin Rohde e falënderova për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë në të gjitha etapat, përkrahje që po vazhdon edhe tani, në sfidat me të cilat po përballet vendi ynë. Është shqetësim i yni i përbashkët për situatën e krijuar në vend, ndërsa biseduam për mundësitë e daljes nga kjo gjendje dhe deeskalim të situatës ekzistuese”, ka thënë Haradinaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.