
Ish-kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, njofton se në takim me Ministrin e Deleguar për Çështje Evropiane të Francës, Benjamin Haddad, bashkë me kolegët deputetë nga Aleanca, biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe për perspektivën evropiane të vendit tonë.
Haradinaj pas takimit shkruan:
“Shprehëm mirënjohjen ndaj z. Haddad dhe shtetit Francës për përkahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, dhe kërkuam që kjo mbështetje të vazhdojë, veçanërisht në kandidaturën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, marrjen e statusit të vendit kandidat dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Para ministrit, bashkë me kolegët e Aleancës, shpalosëm ofertën tonë për krijimin e institucioneve, duke theksuar se gjashtë pikat tona janë thelbësore për zhvillimin dhe të ardhmen e vendit.