
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar dorëheqjen e kryeminstrit të ri serb, Millosh Vuçeviq.
Haradinaj nuk ka kursyer ironitë sa i përket kësaj dorëheqjeje.
“Uroj që e ka ngrehë kamën zhag ai dhe tjetri. Po as edhe ata që vijnë më të mirë s’janë”, ka thënë Haradinaj.
Tutje, ai ka thënë se Kosova tashmë duhet të fokusohet në çështjet e brendshme dhe të jashtme.
“Na duhet me u marrë dhe me i kry punët tona”, ka thënë ai në “Politiko” me Kushtrim Sadikun. /Gazeta10/