
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas raportimit të rastit të dhunimit të një 11-vjeçareje nga pesë persona.
Ai ka thënë se duhet të merren masa dhe asnjë dhunues të mos jetë i lirë, transmeton Gazeta10.
“E tmerrshme ngjarja monstruoze e dhunimit të vajzës 11 vjeçe. Jashtëzakonisht i shqetësuar nga kjo ngjarje çnjerëzore… Ne si shoqëri, duhet të reflektojmë thellë e shteti të marrë masat më të rrepta ndaj dhunuesve. Bashkëndjej me familjen e fëmijës dhe me të gjithë qytetarët e vendit… Asnjë dhunues nuk duhet të jetë i lirë”, ka shkruar Haradinaj.
Më tej, ai tha se duhet reflektuar për të parë se çfarë duhet bërë që asnjë fëmijë të mos e ketë një fat të tillë./Gazeta10