
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Personat me Aftësi të Kufizuara janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë sonë, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se në këtë ditë dhe për nder të tyre bëhet thirrje për sa më pak paragjykime dhe sa më shumë mundësi.
Më tej, ai ka thënë se duhet sa më shumë dashuri sot dhe përherë.
Këtu keni postimin e plotë:
“Personat me Aftësi të Kufizuara, janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë sonë.
Në ditën që shënohet për nder të tyre, apelojmë për sa më pak paragjykime e sa më shumë mundësi.
Sa më shumë dashuri, sot e çdo ditë!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10