
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, z.Olivier Guerot, raporton Gazeta10.
Haradinaj ka thënë se Franca ka luajtur një rol të rëndësishëm në përpjekjet e Kosovës për të gjitha proceset kryesore që kanë përfunduar.
Haradinaj ka kërkuar nga amabsadori i ri francez që të mbështet Kosovën në dialogun me Serbinë.
Më tej, Haradinaj ka thënë se Kosova është e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me Francën.
Këtu keni statusin e plotë:
“Pata kënaqësinë të pres ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, z. Olivier Guerot.
Franca ka luajtur rol të rëndësishëm në përpjekjet e popullit të Kosovës për liri, pavarësi e shtetndërtim, për çka jemi mirënjohës përgjithmonë.
Kërkova nga Ambasadori mbështetjen e tij dhe të Republikës Franceze për proceset në të cilat po kalon vendi ynë e veçanërisht në marrëveshjen ligjërisht të obligueshme mes Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke.
Kosova është e përcaktuar për thellimin e bashkëpunimit me Francën dhe shtetet e tjera të Bashkimit Evropian”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10