Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj reagon për incidentin në Gramsh të Shqipërisë 

Gazeta10
21 August 2022 - 15:36

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar për incidentin e mbrëmshëm në Gramsh të Shqipërisë. 

Hardinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se e dënojnë ashpër rastin, teksa shpresojnë që ngjarja të zbardhet sa më shpejt nga autoritetet e drejtësisë, transmeton Gazeta10. 

Dënojmë ashpër sulmin në Uzinën ushtarake në Gramsh të Republikës së Shqipërisë. Urojmë shërim të shpejtë për të dy ushtarët e lënduar e gjithashtu shpresojmë në ndriçimin sa më parë të ngjarjes nga autoritetet e rendit dhe sigurisë në Shqipëri”, ka shkruar ai. 

Tre persona, një rus dhe një ukrainas, mbrëmë kanë sulmuar dy ushtarakë të Shqipërisë në Uzinën e Gramshit. Të lënduarit janë në gjendje stabile, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar./Gazeta10      

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.