Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj: Sunduesve u pengon liria e shprehjes

Gazeta10
03 May 2024 - 10:55

Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit hartuar nga “Reporterët pa kufij”, Kosova ka rënë 19 vende më poshtë në rënditje. Lidhur me këtë, kreu i AAK-së ka thënë se sunduesve u pengon liria e shprehjes, liria e mediave.

“Mbrojtja e gazetarëve dhe medias së lirë është ndër parimet e panegociueshme dhe është obligim institucional e shoqëror ta ruajmë dhe avancojmë këtë segment të lirisë sonë! Sot në Ditën Botërore të Lirisë së Mediave, reflektojmë mbi rëndësinë e lirisë së fjalës dhe lirisë së medias.

Shqetësues mbetet qasja e eksponentëve të pushtetit me sulmet e orkestruara që i bëjnë mediave dhe tendenca për kontroll ndaj tyre, duke shënuar regres alarmant sa i përket lirisë së medias, i vërtetuar edhe nga raportet e instituicioneve kredibile ndërkombëtare.

Qëndrojmë krah medias, në mbrojtje e respekt ndaj fjalës së lirë” shkruan Haradinaj në reagim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.