Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Haradinaj takohet me ministrin çek, tregon për temat që diskutuan

Gazeta10
24 January 2024 - 17:37

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka takuar sot Ministrin për Çështje Evropiane të Republikës së Çekisë, Martin Dvořák.

Haradinaj ka thënë se e ka falënderuar ministrin çek për mbështetjen që vendi i tij ka dhënë për Kosovën.

Ai ka thënë se në takim është biseduar edhe për heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës.

“Takova Ministrin për Çështje Evropiane të Republikës së Çekisë, z. Martin Dvořák, me të cilin bisedova për zhvillimet politike në të cilat po kalon vendi ynë dhe rajoni. E falënderova për mbështetjen që Republika e Çekisë i ka dhënë vendit tonë në shtet-ndërtim dhe vazhdon ta japë në proceset në të cilat ndodhemi”, ka thënë Haradinaj. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.