
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar ambasadorin e Austrisë, z. Christoph Ëeidinger, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se me të kanë biseduar për zhvillimet aktuale që po kalon Kosova.
Tutje, ai ka thënë se e ka falënderuar ambasadorin austriak për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës.
Këtu keni postimin e plotë:
“Sot, prita në takim Ambasadorin austriak në Kosovë, z.Christoph Ëeidinger. Biseduam për zhvillimet aktuale nëpër të cilat po kalon vendi ynë.
Ambasadorin Ëeidinger, e falënderova për ndihmën e vazhdueshme që Austria i ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat e shtetndërtimit, me theks të veçantë në zhvillimin ekonomik dhe proceset integruese”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10