Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj takon ambasadorin francez, Guerot

Gazeta10
25 March 2026 - 17:00

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me ambasadorin francez në Kosovë, Olivier Guérot, me të cilin ka zhvilluar një diskutim për proceset aktuale politike dhe sfidat që po kalon vendi.

Gjatë takimit, Haradinaj i ka kërkuar ambasadorit që Franca të vazhdojë të mbajë një rol aktiv në mbështetjen e Kosovës, sidomos në këtë fazë të ndjeshme për vendin dhe rajonin.

Ai ka theksuar nevojën për mbështetje konkrete drejt avancimit të proceseve integruese euroatlantike, me fokus të veçantë në anëtarësimin e Kosovës në NATO, si dhe në rritjen e njohjeve ndërkombëtare dhe forcimin e pozitës së Kosovës në arenën globale.

Haradinaj ka shprehur mirënjohje për angazhimin e ambasadorit Guérot dhe për përkushtimin e vazhdueshëm të Francës ndaj Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.