
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se rritja e pagave është e vetmja zgjidhje, raporton Gazeta10.
Haradinaj ka thënë se ka zhvilluar një bisedë të sinqertë me kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharajn.
Haradinaj ka thënë se AAK mbështet kërkesat e drejtë të sinidkalistëve në mbarë vendin.
Këtu keni statusin e plotë:
“Bisedë e sinqertë me kryetarin e SBASHK z. Rrahman Jasharaj.
Ka vetëm një zgjidhje: rritja e pagave.
Qeveria të procedojë sa më parë Ligjin e Pagave.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbështet kërkesat e drejta të sindikatave në mbarë vendin”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
Kujtojmë se Jasharaj paraprakisht ka takuar edhe krerët e tjerë opozitar dhe presidenten e shtetit, Vjosa Osmanin. / Gazeta10