Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj thotë se Kurti e Haxhiu po e suprimojnë Kushtetutën, flet për mobilizim qytetar për të ndalë shkeljen

Gazeta10
28 Prill 2026 - 11:43

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se zhvillimet në Kuvendin e Kosovës, janë ndryshe nga ato që janë parë nga pas pavarësisë.

Sipas tij, kryeministri Albin Kurtin dhe kryekuvendarja Albulena Haxhiu po e suprimojnë Kushtetutën e Kosovës.

“Është ngjarje e drejtim i rrezikshëm. Bëj thirrje të ndalen, të mos vazhdohet në këtë drejtim”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se nëse shkohet në këtë rrugë po pamundësohet të funksionet në bazë të Kushtetutës dhe se rruga e vetme që mbetet është për t’iu drejtuar qytetarëve në mbrojtje të Kushtetutës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.