Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Haradinaj thotë se s’ka nevojë më për dialog: S’ka logjikë marrëveshje mbi marrëveshje!

Gazeta10
28 January 2025 - 19:53

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova nuk duhet t’i nënshtrohet sërish procesit të dialogut.

Sipas Haradinajt, dialogu Kosovë-Serbi veçse është përfunduar.

“Pozicioni im në Amerikë ishte që s’ka nevojë prapë për dialog, pra është kry dialogu”, ka deklaruar Haradinaj në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Tutje, kreu i AAK-së ka theksuar se Kosova nuk duhet t’i humbë kohë proceseve të rëndësishme, ngaqë siç tha ai, nuk ka logjikë të nënshkruhen marrëveshje mbi marrëveshje.

“Nuk ka logjikë me ba marrëveshje mbi marrëveshje”, ka thënë ai. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.