Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj uron Pashkët, i bën thirrje Papa Françeskut që Vatikani ta njohë Kosovën

Gazeta10
08 April 2023 - 20:44

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët e besimit të krishterë me rastin e Pashkëve.

Haradinaj ka uruar edhe shtetasit e huaj të krishterë që shërbejnë në Kosovë si dhe familjet e tyre.

“Të dashur vëllezër dhe motra të besimit katolik dhe gjithë bashkëkombas shqiptarë të krishterë, gëzuar dhe për shumë mot Pashkët. Gjithashtu urojmë shtetasit e huaj që shërbejnë në Republikën e Kosovës dhe familjet e tyre”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje i pari AAK-së shprehu dëshirën që Vatikani ta njohë Kosovën shtet, raporton Gazeta10.

“Urojmë posaçërisht Atin e Shenjtë, Papa Françeskun dhe bashkëpunëtorët, duke shpresuar për njohjen sa më parë të Kosovës nga Selia e Shenjtë.  Le të na shërbejë kjo ditë e bekuar për besimtarët katolikë, ta ngrisim ndjenjën e respektit për të tjerët dhe t’ua shtrijmë dorën atyre që kanë nevojë!”, shtoi Haradinaj./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
07 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.