
Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Republikën e Turqisë me rastin e Ditës së Fitores.
Haradinaj ka shprehur urimet e tij për stafin diplomatik turk në Kosovë, personelin ushtarak turk që shërben në kuadër të KFOR-it, si dhe për shtetin dhe popullin turk.
Ai ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Kosovës gjatë proceseve të shtetndërtimit, duke theksuar se miqësia mes dy vendeve është dëshmi e marrëdhënieve të veçanta ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.