Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vrasja e 14-vjeçarit në Prizren, ndalohet për 24 orë i dyshuari 17-vjeçar

Gazeta10
28 August 2026 - 11:58

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për të Mitur, ka njoftuar se një 17-vjeçar dyshohet se ka privuar nga jeta një 14-vjeçar, në një rast që ka ndodhur mbrëmjen e 27 gushtit në Prizren.

Sipas Prokurorisë, rasti ka ndodhur rreth orës 23:41. Pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Policisë së Kosovës, hetuesi kujdestar, ekipet e krim-teknikës dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Në vendin e ngjarjes janë siguruar prova materiale, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, 17-vjeçari dyshohet se e ka privuar nga jeta 14-vjeçarin duke e therur me thikë.

Prokuroria ka bërë të ditur se i dyshuari është hasur në vendin e ngjarjes, ndërsa nga ai është sekuestruar një thikë që dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës penale.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i mituri 17-vjeçar është ndaluar për 24 orë, nën dyshimin për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Brenda afatit ligjor, Prokuroria ka njoftuar se do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës për sigurimin e të miturit në procedurë.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.