Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Harry Kane objektivi kryesor i Bayernit për pozitën e qendërsulmuesit

Gazeta10
19 September 2022 - 17:20

Harry Kane gjatë verës së ardhshme mund të largohet nga Tottehami për një aventurë tjetër jashtë Anglisë, shkruan Gazeta10.

Bayern Munich është gati ta thyejë rekordin për transferim në Bundesligë për të siguruar shërbimet e sulmuesit anglez.

‘Bavarezët’ kanë mbetur pa qendërsulmues tipik pas largimit të Lewandowskit dhe e shohin Kane si pasuesin ideal të polakut.

Mediat angleze raportojnë se Bayerni është gati t’i ofrojë 90 milionë euro për shërbimet e sulmuesit anglez në verën e vitit 2023.

Kane ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2024 dhe nëse nuk pranon ta rinovojë kontratën me Spurs, ata do ta largojnë verën e ardhshme, përpara se ta humbasin atë me parametra zero në vitin 2024.

Këtë sezon në elitën e futbollit anglez, 29-vjeçari ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar një asistim në shtatë paraqitje me ekipin londinez. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.