
Skuadra e Arsenalit ka barazuar ndaj Bayernit me rezultatin 2-2 në Emirates në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Pas ndeshjes, Harry Kane ka dhënë një intervistë për mediat ndërkombëtare, teksa tifozët e Arsenalit ishin aty për ta ‘përshëndetur’ atë.
‘Granit Xhaka, ai është lider i ligës tuaj’, këndonin disa tifozë të Arsenalit.
Kujtojmë se Kane është rival i Arsenalit, pasi ai në të kaluarën ishte pjesë e Tottenhamit.