Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Harry Kane preferon kalimin te Manchester United

Gazeta10
31 May 2023 - 16:44

Harry Kane në afatin kalimtar të verës mund të largohet nga Tottenhami, por dëshira e tij është që të qëndrojë në Ligën Premier.

Në drejtim të sulmuesit anglez kanë ardhur disa oferta nga klube të ndryshme evropiane, por ai do të preferonte një kalim te Manchester United.

Sipas mediave angleze, qëllim i Harry Kane është që të bëhet golashënuesi më i mirë në elitën e futbollit anglez.

Kane është golashënuesi më i mirë në histori të “The Spurs”, por edhe i kombëtares së Anglisë.

29-vjeçari përkundër se ka arritur të realizojë shumë gola në karrierë, ende nuk ka fituar asnjë trofe në futbollin profesionist.

Ai ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2024 dhe ekipi anglez me shumë gjasë do ta shesë atë në këtë verë, përpara se ta humbasë me parametra zero vitin e ardhshëm.

Këtë edicion, Kane ka realizuar 32 gola në 49 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.