
Harry Kane po raportohet se është prioriteti kryesor i ten Hag për merkaton verore.
Tash e sa kohë, “Djajtë e Kuq” janë duke hasur në probleme sa i përket pozitës së numrit nëntë në klub, dhe Kane po konsiderohet si opsioni më i përshtatshëm për të përforcuar sulmin.
Kane ka qenë në radarin e United që disa sezone, por kushtet për një transferim të tij në “Old Trafford” nuk u plotësuan asnjëhere.
Situata tani ka ndryshuar, me golashënuesin më të mirë në histori të Spurs, të cilit i skadon kontrata në fund të këtij edicioni me klubin nga Londra Veriore.
Tottenham mund të konsiderojë një ofertë mbi 100 milionë euro për kapitenin e tyre, në vend se të rrezikojnë për ta humbur atë në vitin 2024 si agjent i lirë.
United në anën tjetër kanë dyshimet e tyre pasi që negociatat me klube të ndryshmë po zgjasin shumë dhe ata nuk dëshirojnë një tjetër dramë të njejtë si ajo me Frenkie De Jong dhe Barcelonën në vitin 2022, ku tratativat për një transferim të holandezit dështuan.
Përveç Kane, Manchester United në listën e tyre të emrave ka edhe lojtarë si: Goncalo Ramos, Victor Osimhen, dhe Evan Ferguson.