Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Bardhyl Hasanpapaj, ka komentuar rikthimin e Vjosa Osmanit në LDK, duke thënë se ky zhvillim është pritur me entuziazëm të madh, sidomos nga diaspora.
Duke folur në emisionin “Gazeta” Hasanpapaj tha se qytetarët po e shohin këtë si rikthim të shpresës për një alternativë të re politike në vend.
“Po shoh një entuziazëm të jashtëzakonshëm, sidomos te diaspora. Ky bashkim është mirëpritur shumë dhe është duartrokitur nga elektorati. E pamë edhe në takimin që kishim në Zvicër, ku qytetarët ishin shumë të gëzuar. Besoj se kjo do të sjellë ndryshim të madh, sikur është rikthyer shpresa që Kosova tani ka nevojë për një alternativë të djathtë, politika zhvillimore dhe projekte të mëdha”, deklaroi Hasanpapaj.