
Bardhyl Hasanpapaj, komentator politik e ka quajtur të ngutshëm vendimin e Qeverisë së Kosovës për suspendimin nga detyra të drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut, Nenad Gjuriq.
Hasanpapaj në Politiko theksoi se përmes këtij vendimi, mund të bëhet “dëm sesa hajër”, shkruan Gazeta10.
“Këto llojë veprime janë për me treguar se kush e kontrollon veriun e Kosovës. Unë mendoj që Qeveria e Kosovës nuk duhet të rrinte duarkryq. Në hapa po besoj që ka bërë gabim që e ka shkarkuar. Do të duhej ta shkarkonte nëse nuk do të bindej. Unë po kam frikë se nuk janë marrë hapa të mjaftueshëm. Rrjedhimisht me këtë mos po bëjmë më shumë dëm se hajër”, tha Hasanpapaj në Politiko. /Gazeta10