
1. Në Hagë, një Gjykatë Legale e Kosovës dhe në emër të saj, po gjykon lirinë e saj, përjetësisht sipas prokurorisë! Ia nisi duke e trajtuar si grup të përbashkët kriminal, udhëheqjen e luftës çlirimtare dhe tash po përpiqet ta kriminalizojë vetë lirinë e një kombi. Unë jam për drejtësi të saktë e neutrale, e jo për drejtësinë që ndanë pala ndërluftuese, që për secilin krim të kryer gjatë luftës në Kosovë ka pasë mekanizmat në terren (hetues e prokurorë) dhe i ka fabrikuar provat me qëllim final: Të akuzoheshin shqiptarët për qërim të hesapeve ndërmjet veti! Qëllimi final i Serbisë në Kosovë ishte zhdukja e çdo prove, se në këtë territor kanë jetuar 95% shqiptarë etnik.
2. Administrata serbe në maj 1999 për shqitarët e mbetur në Kosovë, pas dëbimit masiv, ka evidentu rreth 350 mijë shqiptarë dhe i kanë pajisur me “Kartona të gjelbër” që ishin të barasvlershëm me regjistrin nazist të hebrejve “Judenfrei” (pa hebrenj); 2. Unë kam qenë vitimë e Jugosllavisë si burg popujsh dhe Serbisë fashiste, që ishte një fashizëm koncesual. Kam përjetuar Kampet e Përqëndrimit që Serbia i kishte organizuar në Kosovë dhe në terrtorin serb gjatë luftës. Pse jam gjallë sot unë dhe familja ime, është rezultat i kësaj lufte çlirimtare, që mori mbështetjen e NATO-s! Lufta e NATO-s po mësyhet të delegjitimohet dhe të penalizohet!? E më këtë edhe ndëshkimi i fashizmit millosheviqian. Jo në emrin tim!
3. Të gjykosh luftën çlirimtare të një populli të Kosovës me dëshmitë e shtetit që ishte palë në luftë – dmth që mësynte shkatërrimin e një populli me gjenocid. Provat nuk ekzistojnë, ato janë të fabrikuara nga milicitë sekrete serbiane dhe spiunët e tyre. a.) UÇK dhe asnjë autoritet tjetër shqiptar nuk ka pasur kontroll efektiv në Kosovë por pikërsht pala serbe. b.) Në rastet Haradinaj dhe Limaj gjykata e OKB-së (Tribunali i Hagës) ka gjetur se hierarkia komanduese nuk ka ekzistuar. c.) Hierarki komanduese pretendohet kur si civil nuk kam mund të shkoja në Redaksi në “Zëri” në Prishtinë, nga një paralagje e saj, pa më ndalur, bastisur e rrahur forcat serbe të sigurisë, sëpaku në tre postblloqe, e komunikimet tjera i ka kontrollu admnistrata shtetërore serbe, që po kryente krime monstruoze institucionale! d.) Provat e Prokurorisë serbe për krime lufte (Prokurori serb Vukčević ka pranuar se ka dorëzuar rreth 3000 faqe inkriminuese kundër UÇK-së); Serbia nuk është viktimë, por agresor në Kosovë dhe serbët kanë pasur konsensus në projektin e zhdukjës së shqiptarëve pra kanë fajësi kolektive sepse iu bashkuan fashizmit të Slobodan Milosheviqit!?
4. Sëkëndejmi, Kuvendi i Kosovës duhet t’ia heq bazën legale me të njëjten procedurë, siç ia ka dhënë. Dhe nëse ky dënim – sipas kërkesës së Prokurorisë përligjet – Dhomat e Specialuzuara duhet të shfuqizohen! Kosova nuk guxon ta dënojë luftën shtetkrijuese të saj. Një luftë e drejtë, në teori e praksë. Peandaj, unë do t’i bashkohem MARSHIT “Liria ka emër”! Drejtësi – jo politikë!
5. Hashim Thaçi, Kadri Veseli. Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi janë çlirimtarë dhe si të tillë do të marrin respektin e popullit të Kosovës, përjetë e mot! 6. Unë besoj në drejtësinë oksidentale, por hiqni nga Dhomat e Specializuara sponsorët rusë e dosjet serbe! Tash është koha. Kosovarët kurrë nuk do ta përligjin dënimin historik të lirisë së tyre. Liri për çlirimtarët! Ata janë ne! ————- Autori është shkrimtar kosovar.
(Autori është shkrimtar kosovar)