
Analistja politike Fatmire Hajadari, e ftuar në emisionin Politiko, është shprehur e bindur se në seancën konstituive të Kuvendit, që pritet të mbahet nesër, kryetare do të zgjidhet kandidatura e deritashme e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, shkruan Gazeta10.
Sipas Hajdarit, legjitimitetin dhe drejtimin kryesor ia ka dhënë populli përmes zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ajo ka theksuar se nuk pret asnjë pengesë gjatë seancës konstituive.
“Nesër nuk pres absolutisht fare telashe. E dimë që një grup e ka shumicën dhe në të njëjtën ditë do të kalojë pa problem edhe emri i kryetarit. Besoj se do të jetë e njëjta zonja Haxhiu,” ka deklaruar Hajadari.