Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Haxhi Thaçi: Krejt ushtria e UÇK-së e kanë ba mend me u vra

Gazeta10
16 February 2023 - 21:27

Haxhi Thaçi ka ndarë detaje të  ditëve të para të bombardimeve të NATO-s në Kosovë, dhe takimin e parë në kohën e luftës, me djalin e tij, Hashimin.

Haxhia tha për UÇK-në, se “Krejt ushtria e kanë ba mend me u vra”, tha tutje ai.

Ai tha se gjatë asaj kohe kishte bërë roje 300 metra larg forcave serbe kuishin pozicionuar, shkruan Gazeta10.

“E mbajë mend. Ka filluar prej 1993. E di se më kanë kontrollu me ballana. Më kanë marrë mua. Se harroj atë ditë. E ditur u kanë. Unë kam ndejtë me ushtarë. Unë kam ndejt në  ship se 20 robë i  kemi  pas. Ma kanë marrë djalin Ganiun në burg. Kam hjekë shumë. Por, masi e fituan pavarësinë s’o kurgjo. Krejt ushtria e kanë ba mend me u vra, se nuk është hajgare kjo. Ruja 300 metra larg ushtrisë serbe. Çkas kanë ba. Kurr si kam pas larg. Më vyjke me ditë kah po shkojnë. Jam kanë gjahtarë i moçëm i kam ditë rrugët krejt. Kqyre, kur po e vendoske njeri me vdek po i bojke tonat, edhe me u vra”, tha tutje Haxhi Thaçi.

Ndërsa ka folur për bombardimet e NATO-s, Haxhi Thaçi ka folur edhe për takimin me djalin e tij, Hashimin në kohën kur u shpallë armëpushimi.

“Kur e pajsha NATO-n duke bombarduar, bojke alarmi. U çova në kambë e thash “kalle babë, kalle”. Më thojshin o jaran a je tranue. Më thojshin shuj, se na nijnë. Në 1998 unë i kam pa ma së shumti.  Aty i  kanë ba rrafsh. Në luftë kurrë s’kam mujt me Hashimin. Vec kur u patë ba armëpushimi. Vec me to jam kanë qetu. I thash Hashimit u ba mirë, pak janë kallë shpija, e s’janë vra gjinë. Ai më tha, duro se ka me u kallë apet. I thash jo ishalla. Më tha edhe nëse bahet s’ka me zgjatë ma shumë se tre muaj. I thash Hashimit, e kam pa ni babën tem tu thanë “Luftën e fiton ai që e ka bukën edhe havan”. Dmth kur s’ki bukë s’të punojnë as durtë. Hashimi më tha, edhe nëse bahet s’ka me zgjatë ma shumë se tre muaj. Edhe nime nuk zgjati. Edhe bukë patëm pas, por na kufizun se i nxunën në tona anët. Pasha Zotin s’kam mendu vec për Hashimin, por për krejt popullin. Unë i kam dashtë tanë, se krejt kanë punu. Na vllazën jemi”, tha Haxhi Thaçi./ Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.