Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Haxhi Thaçi për stemën e UÇK: Zemra mu ka rrit kur e pashë për herë të parë

Gazeta10
16 February 2023 - 20:34

Një një rrëfim special për Politiko në Kanal10, Haxhi Thaçi, babai i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar momentet e ditës së 17 shkurtit të 2008, kur u shpall pavarësia e Kosovës.

Haxhi Thaçi ka treguar ndjesinë e tij kur e shikoi për herë të parë stemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Gazeta10.

Ai ka rrëfyer edhe detaje tjera, nga shoqëria e ish-presidentit Thaçi me Kadri Veselin, e deri te dita e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“Kur e kam pa stemën e UÇK-së, zemra mu ka rrit. Pasha Zotin. Kanë ardh shumë shokë, nga tana anët. Kjo është fotografija e Thaçit. E ka pas edhe nja tjetër me Ademin (Jashari), në Shqipni që u patën taku. Këtu  odën e kanë pasë si seli. Çka jam gëzu kur e kam pa fotografinë e Thaçit me presidentin e Amerikës. Ka pasë shumë njerëz kur u  shpallë pavarësia. Bile pat ardhw edhe baba i Kadrisë, i ndjeri, me dy djemët e me gruan. Thaci e Kadria kanë qenë gjithmonë shokë. Prej lufte e knej”, tha babai i Thaçit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.