
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në “Politiko” me Kushtrim Sadikun, ka përsëritur deklarimin se qeverisjet e kaluara nuk kanë bërë asgjë për t’i adresuar krimet e luftës.
Haxhiu ka thënë se qeveria Kurti ka ndërtuar strategji dhe ka themeluar institucione për adresimin e krimeve të luftës.
“I kanë lënë pa buxhet dhe pa kapacitete njerëzore. Ne për herë të parë pas më shumë se dy dekadave e ngritëm Institutin për krime të luftës”, ka thënë Haxhiu.
E pyetur për dënimin që ka marrë nga PZAP për këto deklarime, Haxhiu ka thënë se vendimi ka qenë padrejtë, pasi siç tha ajo, nuk ka përdorur gjuhë të urrejtjes.
“Për herë të parë ka një qeveri që i ka adresu me përgjegjësinë më të lartë krimet e luftës. Unë në Drenas them që ata që janë thirrur në emër të luftës që kanë qenë në qeveri nuk kanë bërë asgjë për t’i adresuar krimet që kanë qenë në Kosovë”, ka thënë ajo. /Gazeta10/