
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kanë bërë homazhe sot në Kompleksi Memorial Adem Jashari, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të Çlirimit të Kosovës.
Dy krerët institucionalë nderuan sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e vendit, duke vendosur kurora lulesh pranë varreve në kompleksin memorial në Prekaz.