Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Haxhiu: Këtë vit janë punësuar afër 5 mijë vajzat dhe gra

Gazeta10
14 December 2022 - 13:42

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se këtë vit janë punësuar 5 mijë vajza dhe gra, raporton Gazeta10.

Haxhiu ka thënë se sot sërish është hapur një mundësi që të përfitojnë në punësim gratë dhe vajzat përmes masës 1.3.

Më tej, Haxhiu ka thënë se punësimi është prioritet i Qeverisë.

Këtu keni statusin e plotë:

“Këtë vit janë punësuar afër 5 mijë vajza dhe gra në kuadër të masës 1.3.

Sot, sërish është rihapur një mundësi e tillë sepse pavarësia ekonomike e vajzave dhe grave përmes punësimit është prioritet i Qeverisë”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.