Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Haxhiu kritikon opozitën: Përballë krimeve të Serbisë të jemi të unifikuar

Gazeta10
07 October 2022 - 21:22

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi se Kuvendi i Kosovës miratoi një nga projektligjet me peshën më të madhe në këto vite funskionimi atë për Institutin për Krimet e Luftës.

“Për herë të parë, 23 vite pas përfundimit të luftës, Kuvendi votoi një projektligj me peshë të madhe për historinë e Kosovës atë për themelimin e Institutit që do të dokumentojë krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin mbi popullin e Kosovës”, u shpreh ajo.

Megjithatë, ajo pati kritika për deputetët opozitarë të cilët nuk e votuan, duke thënë se përballë krimeve serbe duhet të ketë unitet.

“Nëse jo për diçka tjetër, përballë krimeve të Serbisë në Kosovë do të duhej të ishim të unifikuar. Një grup opozitar që thirren në emër të luftës, sot e patën mundësinë të përmirësojnë sadopak gabimet e tyre në të kaluarën. Në vend të rreshtimit në përkrahje të projektligjit nuk e mbështetën atë! Megjithatë, falënderoj deputetët mbështetës dhe zotohemi se do të jemi bashkë në Komisionin për Legjislacion për adresim të propozimeve”, shkroi Haxhiu në Facebook.

Kuvendi i Kosovës miratoi mbrëmjen e së premtes Projektligjin për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë luftës në Kosovë. Pas debatit mes pozitës dhe opozitës, me 58 vota për, ky projektligj ka marrë mbështetjen në lexim të parë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.