Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haxhiu: Kushtetuta ka mision mbrojtjen e interesave të popullit pa ndikime

Gazeta10
09 April 2024 - 15:59

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se Kushtetuta ka misionin themelore për të mbrojtur dhe shërbyer interesat e popullit në mënyrë të drejtë dhe pa ndikime.

Në një postim të bërë në Facebook, Haxhiu ka thënë se çdo shtrembërim apo neglizhencë e përdorim i gabuar i fuqisë së Kushtetutës, ulë kredibilitetin për të cilin siç thotë ajo nuk duhet lejuar.

“Prandaj, urojmë që Kushtetuta e Kosovës të kultivohet dhe të avancojë në frymën e saj demokratike, duke garantuar gjithmonë mbrojtjen e interesave të shtetit dhe duke i trajtuar me përparësi dhe respekt interesat e qytetarëve”, ka shkruar ajo mes tjerash.

Postimi i plotë:

Republika e Kosovës sot shënon 16-vjetorin e Kushtetutës së saj. Si akti më i lartë normativ, Kushtetuta ka misionin themelor për të mbrojtur dhe shërbyer interesat e popullit në mënyrë të drejtë dhe pa ndikime të jashtme.

Fryma e saj demokratike është thelbi i vlerës së saj, i cili nuk mund të zëvendësohet.

Ne urojmë dhe angazhohemi që zbatimi i Kushtetutës të respektojë këtë frymë të lirë, të plotë dhe të përgjegjshme përpara ligjit, duke përfshirë të gjithë ata që marrin vendime kushtetuese për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj.

Çdo shtrembërim, neglizhencë ose përdorim i gabuar i fuqisë së saj, ulë kredibiletin, për të cilën asnjëherë nuk duhet lejuar.

Prandaj, urojmë që Kushtetuta e Kosovës të kultivohet dhe të avancojë në frymën e saj demokratike, duke garantuar gjithmonë mbrojtjen e interesave të shtetit dhe duke i trajtuar me përparësi dhe respekt interesat e qytetarëve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.