Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haxhiu merr pjesë në pritjen lamtumirëse për ambasadorin e Zvicrës, Jürg Sprecher

Gazeta10
14 July 2026 - 14:07

U.D. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, mori pjesë sot në pritjen lamtumirëse të organizuar me rastin e përfundimit të misionit diplomatik të Ambasadorit të Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher.

Me këtë rast, përmes një njoftimi, u.d. Presidentja Haxhiu shprehu mirënjohjen e saj për punën, përkushtimin dhe kontributin e ambasadorit Sprecher në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane.

Ajo e falënderoi ambasadorin për angazhimin e tij gjatë mandatit në Kosovë dhe i uroi suksese në detyrat e ardhshme, duke shprehur bindjen se miqësia dhe partneriteti i shkëlqyer ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës do të vazhdojnë të thellohen edhe në të ardhmen.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.