Politiko

Haxhiu: Ne bëmë reforma dhe jo pazare me Listën Serbe, Çollaku ndërhyn: Mimoza ke e lumtur sot!

Gazeta10
11 Janar 2025 - 21:52

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në mes të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut dhe analistit politik, Adrian Çollakut.

Çollaku ka pyetur Haxhiun nëse kërkesa për 500 mijë vota përbën arrogance për faktin që janë marrë me 20 vjet të qeverisjeve të kaluara.

“A nuk është arrogance pak kur kërkoni 500 mijë vota dhe merreni me 20 vjet e s’folni për pesëvjeçarin çka keni bo?”, ka pyetur Çollaku.

Haxhiu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosja dëshiron t’i arrijë mbi 500 vota, ngaqë siç tha ajo, kanë punuar dhe kanë bërë reforma.

“Mendoj që nuk është aspak arrogance nëse ti ke qëllime, nëse ti don ta mbërrish këtë cak për të cilën kemi punuar”, ka thënë Haxhiu.

Tutje, Çollaku duke instituar pyeti Haxhiun për reformat në drejtësi.

“Ni reformë a na jep që e keni bo?”, ka thënë Çollaku.

“Gjatë gjithë këtij viti ka pasur përpjekje për ta pasur Kosovën shtet të së drejtës, vetingu në sistemin e drejtësisë. E kemi edhe dritën e gjelbër edhe nga Komisioni i Venecias dhe Gjykata Kushtetuese sepse ne nuk bëjmë pazare me Listën Serbe”, ka thënë Haxhiu.

“E Mimoza sot aty, ke shumë e lumtur”, e ndërpreu prapë Çollaku. /Gazeta10/

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.