
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në kuadër të debatit në Kuvendin e Kosovës për zhvillimet në veri, i është drejtuar opozitës duke thënë se sa herë që Beogradi ka bërë kërkesë asnjëherë nuk i është thënë jo, raporton Gazeta10.
Haxhiu ka thënë se ata gjithmonë i kanë thënë po kërkesave të Serbisë.
“Sa herë që ka pasë një kërkesë nga Beogradi nga Vuçiqi, asnjëherë jo si keni thanë, gjithmonë i keni thanë po”, ka thënë Haxhiu.
Tutje, Haxhiu ka thënë se Qeveria aktuale po përballet me pasojat e qeverisjeve të kaluara.
“Pasojat e qeverisjeve tuaja po i ndjejmë ne sot, edhe me marrëveshjen e vitit 2013, po të mos kishte vulllnet qytetar për ta penguar atë marrëveshje sot do ta kishim bosnjëzimin e Kosovës”, ka thënë ajo më tej. / Gazeta10