Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haxhiu: Për çdo admirim niveli i lartë i përgatitjes dhe disiplinës së Policisë së Kosovës

Gazeta10
10 December 2022 - 23:56

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka lavdëruar punën e Policisë së Kosovës duke komentuar zhvillimet e fundit në vend, raporton Gazeta10.

Haxhiu ka thënë se ata janë në krye të detyrës.

Më tej, Haxhiu ka thënë se ata kanë mbështetjen të parezervë për veprimet e tyre në mbrojtjen e ligjit.

Këtu keni postimin e plotë:

“Policia e Kosovës, si çdoherë në krye të detyrës, në mbrojtje të sovranitetit dhe në luftë ndaj bandave kriminale që organizohen nga Beogradi. Për çdo admirim niveli i lartë i përgatitjes dhe disiplinës së grave dhe burrave anëtarë të Policisë së Kosovës.

Mbështetje e parezervë për ta dhe veprimeve të tyre në mbrojtje të rendit e të ligjit në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.