
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka akuzuar opozitën se e ka shfrytëzuar Gjykatën Kushtetuese për të penguar reformat në drejtësi.
Sipas Haxhiut, ka pasur në vazhdimësi tendenca që të pengohen reformat në drejtësi.
“Sa më shumë reforma që ne kemi dërguar në Kuvend, ata kanë tentuar që duke mos mujtë me i ndalë në Kuvend, t’i ndalin përmes Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese i mbante më shumë se një vit”, ka thënë Haxhiu.
Tutje, ajo ka premtuar se këto çështje do të trajtohen në mandatin e saj të ardhshëm.
“Aty ku ka pasur tendenca për të na penguar apo vonuar, aty nuk kemi arritur që t’i përmbyllim si zotime para qytetarëve”, ka thënë Haxhiu. /Gazeta10/