
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se ajo i di emrat e personave që kanë pasur qasje në mostrat e Astrit Deharit, raporton Gazeta10.
Haxhiu ka thënë se të njejtit i di edhe policia e prokuroria, dhe se sa i përket masave, do të ketë masa disiplinore ndaj personave përgjegjës.
“Unë i di emrat e personave që kanë qasje në këtë institucion, por nuk mund t’i them sepse të njëjtit i di edhe policia e prokuroria. Sa i përket masave, na takon të ndërmarrim masa disiplinore ndaj personave përgjegjës”, tha Haxhiu.
Sot në një konferencë për media Haxhiu ka thënë se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. / Gazeta10