
Kryetarja e organizatës “Gratë Për Vetëvendosje”, njëherësh ministre e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e konsideron Lëvizjen Vetëvendosje si partinë më demokratike në Kosovë, ndërsa thotë se ky subjekt angazhohet më së shumti për gratë në vend.
Këtë e ka bërë të ditur në konferencën e organizuar të mërkurën, teksa Haxhiu dha një kronologji të aktiviteteve që kanë mbajtur në muajin shkurt me gratë. Ajo tha se synimi i këtyre aktiviteteve është që të arrihet barazia dhe drejtësia.
“E kemi më të lehtë sepse Kosova e ka një qeverisje progresive që po angazhohet për të drejtat e grave, siç është e drejta në trashëgimi, pronë, punësim, bursa dhe në adresimin e dhunës në familje. Ne si gra jemi bashkë dhe bashkë do të adresojmë problemet e grave në Kosovë”, tha ajo.
Haxhiu në fund u bëri thirrje vajzave që siç tha ajo të bashkohen në rrugëtimin e tyre për barazi gjinore dhe drejtësi./Gazeta10/