Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haziri: Draft-statuti i Ekipit Menaxhues u prezantua edhe më 2017 në Prishtinë

Gazeta10
10 May 2023 - 20:44

Modeli i draft-statuti për pakicat kombëtare i prezantuar nga Ekipi Menaxhues në takimin e fundit Kurti-Vuçiq në Bruksel, sipas nënkryetarit të LDK-së Lutfi Haziri ishte prezantuar vite më parë në Prishtinë, përkatësisht më 2017, shkruan Gazeta10.

“Ekipi Menaxhues është pjellë e negociatave.”, tha Haziri në Politiko në Kanal10 duke thënë se politikanët në Kosovë s’duhet të befasohen nga puna e këtij Ekipi që ka pasur mandat që nga formimi i tij.

“Pse Hoti për gjashtë muaj të vetëm arriti me i duru dy anëtarët e vetëm të Ekipit Menaxhues, e Kurti mbi dy vjet mandat s’është marrë asnjëherë me përbërjen e këtij ekip, e as me mandatin e tij. Njëanshëm ka qenë e vështirë të veprohet. Nëse Kurti më 3 mars në Prishtinë veproi njëanshëm me Ekipin, ka pasur të drejtë që përmes ndërmjetësuesit dhe negociatorit me nxjerr çështjen e Ekipit.”, deklaroi Haziri./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.