Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haziri: Kriza e tetë që Kurti shkaktoi – Dinari

Gazeta10
27 February 2024 - 21:08

Çështja e dinarit ka përfunduar në tryezën e bisedimeve Kosovë – Serbi në Bruksel.

Në takim kanë marrë pjesë ekspertë financiar nga të dyja shtetet, por pa rezultat.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri e ka quajtur legjitim vendimin për dinarin, mirëpo sipas tij, vendimi për dinarin ka qenë i ngutshëm.

Në emisionin ‘Politiko me Kushtrim Sadikun’, Haziri ka thënë se kjo është kriza e tetë që Albin Kurti me qeverinë e vet në procesin e dialogut e ka shkaktuar.

“Kur thotë një diplomat vendim i befasishëm i bie që është vendim i pakoordinuar”, ka thënë Haziri, raporton gazeta10.

Ai ka thënë se është keq që një çështje kemi pas mundësi që ta zgjedhur brenda, është bërë agjendë ndërkombëtare.  /Gazeta10/

Deklaratën e plotë e gjeni me poshtë…

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.