
Përfaqësues i fondit investiv gjerman BKI-së, Karl Heinze ka njoftuar se projekti më i madh në Kosovë që synojnë të realizojnë është ai i riciklimit.
Kraus në një intervistë në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal 10, ka folur në detaje për projektin më të madh që synojnë ta realizojnë në Kosovë.
“Projekti më i madh deri tash është riciklimi. Ne dëshirojmë që në Kosovë të riciklojmë. Projekti më i madh, aty punojmë qe dy vite dhe kemi pasur shumë termine, me ministrin e Ambientit, me ambasadën gjermane, në mënyrë që ta realizojmë këtë projekt”, është shprehur ai.
Tutje Kraus ka njoftuar se më pas ka ardhur projekti i Kanali 10.
“Është shumë e rëndësishme që në vendet gjermano folëse emetohen shumë televizione shqiptare dhe ju jeni të njohur atje dhe kjo është ardhmëria juaj. Andaj projekti jonë është që të bashkohemi me të dhe jemi bashkuar në aspektin e mediave dhe me Kanalin 10 për të arritur suksese, sidomos me Kanalin 10 që së bashke të arrijmë suksese”. Ka thënë Kraus. /GAZETA10/