Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Helmimi i 215 qytetarëve, komuna e Malishevës: Situata po shkon drejt normalitetit

Gazeta10
15 October 2023 - 19:54

Gjatë pasditës së sotme situata me qytetarët e helmuar ka filluar të shkojë drejt normalitetit, deklaron Komuna e Malishevës në një njoftim dërguar mediave.

Megjithatë, komuna njofton se monitorimi dhe kujdesi i shtuar do të vazhdojë nga ana e personelit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë dhe organeve tjera kompetente.

“Stabilizimin e situatës e ka konfirmuar edhe drejtori i QKMF-së në Malishevë, Afrim Krasniqi. Sipas tij, gjatë pasditës situata ka filluar të normalizohet”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Po ashtu sipas të dhënave nga ana QKMF-së në Malishevë, deri më tani, 215 persona kanë kërkuar ndihmë dhe shërbime shëndetësore, si pasojë e dyshimit të helmimit nga ushqimi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.