Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Hendbollistet e reja të Kosovës me barazim të madh ndaj Finlandës

Gazeta10
10 August 2023 - 13:57

Hendbollistet e Kosovës U17 kanë bërë një paraqitje të madhe ndaj Finlandës në Evropianin që po mbahet në Ankara të Turqisë.

Ndeshja e luajtur të enjten, përfundoi me rezultatin e barabartë 29:29, ndërsa më e merituara për këtë ishte portierja Alina Donjeta Shabani që ndali penallti në fund të duelit.

Kosova pothuajse gjatë tërë ndeshjes ishte në epërsi ndaj Finlandës, e cila në një moment shkoi edhe deri në katër gola. Pjesa e parë, u mbyll me rezultatin 17:15 në favor të Kosovës.

Portierja Shabani u shpall më e mirë, pasi ndeshjen e përfundoi me 15 pritje. Arona Krasniqi shënoi 7 gola, ndërsa loja të mirë shfaqi edhe Sara Gjergjaj që realizoi 5 gola. Pesë gola i pati edhe Diona Dresh, ndërsa nga katër shënuan Arjeta Imeraj e Klaudia Ukaj.

Barazimi me Finlandën erdhi pas fitores që Kosova e realizoi kundër Bullgarisë dhe fazën e grupeve e mbylli me tri pikë të mbledhura. Tani, Kosova do ti luajë ndeshjet për plasman.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.