
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka se nuk ka festuar heqjen e barrikadave, raporton Gazeta10.
Më tej, ai ka thënë se para Serbisë ka ende shumë dhimbje,
“Disa thonë se e kam festuar këtë fitore, por jo, nuk kam festuar për asnjë moment. Nuk e keni parë një buzëqeshje nga unë. Fatkeqësisht, e di që para nesh ka ende shumë dhimbje.”, ka thënë ai.
Gjithashtu, në një intervistë për televizionin e afërt të tij Prva, Vuçiq ka thënë se Kosova do të përballej me një arrë të fortë.
“Së pari, do te ndesheshin me një arrë të fortë dhe do ta kuptonin se sa e fuqishme është rezistenca e popullit, dhe në anën tjetër, e dinë se do ta merrnin një përgjigje serioze nga shteti serb dhe se do të fshiheshin si me fshesë”, ka thënë ai. / Gazeta10