
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka pritur në takim raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
Haradinaj ka njoftuar se i bëri me dije Cramon-it që “heqja e sanksioneve nga ana e BE-së për Kosovën është e domosdoshme.
Postimi i plotë:
Mirëpritëm në takim eurodeputeten gjermane, raportuesen për Kosovë, znj. Viola von Cramon të cilën e njoftova për zhvillimet politike nëpër të cilat po kalon vendi ynë.
Shpreha vlerësimim tonë pozitiv për liberalizimin e vizava, ndërsa theksova nevojën që anëtarësimi në NATO dhe rrugëtimi i Kosovës drejt anëtarësimit të plotë në BE, është imperativ i kohës.
Theksova se heqja e sanksioneve nga ana e BE-së për Kosovën është e domosdoshme për shkak të ndikimit negativ që kanë ato në jetën e qytetarëve të Kosovës. /Gazeta10/