Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hetimi për vrasjen e Arlinda Zekajt, me 27 nëntor do të intervistohen katër hetues policorë nga Peja

Gazeta10
18 November 2026 - 10:16

Kryetari i Komisionit Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt, Burim Ramadani, ka bërë të ditur që me 27 nëntor do të ftohen për dëgjim katër hetues policorë nga Peja.

Ndërkaq, gjatë javës pasuese pritet të dëgjohen edhe tetë zyrtarë nga zinxhiri komandues i Policisë së Kosovës dhe Inspektorati Policor.

Ramadani ka rekomanduar që dëgjimi i këtyre tetë zyrtarëve të ndahet në dy ditë, pasi, sipas tij, është e pamundur që të gjithë të intervistohen brenda një dite.

“Për të premten e ardhshme, sipas listës së aktiviteteve të kalendarit që e kemi, kemi katër dëgjime të hetuesve policorë në Pejë. Këtë listë që e kemi të gjithë, e kemi zinxhirin komandues të policisë dhe inspektoratin policorë, që i bie tetë zyrtarë. Unë propozoj që të premten ti ftojmë për dëgjim hetuesit policorë të Pejës dhe pastaj në javën tjetër e kalojmë në tetë që janë zinxhiri komandues dhe inspektorati. Tetë brenda ditës e kemi të pamundur prandaj duhet ti ndajmë në dy ditë javën tjetër. Mes 29 dhe 30 nëntor deri 4 dhjetor e kemi zinxhirin komandues të policisë dhe inspektoratin”, tha ai.

Sipas kalendarit të paraqitur nga Ramadani, dëgjimet e zyrtarëve të zinxhirit komandues të policisë dhe të Inspektoratit Policor janë planifikuar për fundin e nëntorit dhe fillimin e dhjetorit.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
18 November 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.