Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Komisioni Hetimor mbyll dyert për intervistimin e menaxheres së QPS-së në Pejë

Gazeta10
18 November 2026 - 10:21

Me shumicë votash, Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt ka vendosur që intervistimi i Toska Gegës, menaxhere në Qendrën për Punë Sociale (QPS) në Pejë, të mbahet me dyer të mbyllura për publikun.

Kërkesën për mbylljen e intervistimit e paraqiti vetë Gega, duke arsyetuar se gjatë dëshmisë do të trajtohet edhe një çështje që përfshin një të mitur.

“Kam një kërkesë që komisioni të mbahet me dyer të mbylluara për arsye së në pyetje është një i mitur”, tha ajo.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, kërkoi që pjesa e parë e intervistimit, e cila sipas tij është më e përgjithshme, të zhvillohet në seancë të hapur.

Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, tha se komisioni duhet të jetë i hapur për publikun, përveç pjesëve të dëshmisë që vlerësohet se duhet të mbahen të mbyllura.

“Ky komisin duhet me qenë i hapur përveç në ato përgjigje që ju vlerësoni që duhet të jetë i mbyllur”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
18 November 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.